Moderatori dhe shoumeni i disa emisioneve nëpër televizionet e Maqedonisë, Dragan Vuçiq sot ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore që u shkaktuan nga koronavirusi.
Familjarë të tij theksuan se ai për shkak të problemeve shëndetësore ditëve të fundit është shtrirë në Klinikën Infektive. Ai ka qenë i infektuar nga korona virusi dhe madje në gjendje të rëndë, ku për disa ditë ka qenë i vendosur në respirator.
Vuçiq është i lindur në vitin 1955 në Shkup, ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe moderator.
Ai ishte kompozitor i shumë pop hiteve maqedonase sikur: “Свирете ја Зајди Зајди„, „Ангели ме носат„ ndërsa në vitin 2005 e kompozoi këngën “Make my Day”, këngë e cila e prezantoi Maqedoninë në Eurovision. Ai është i njohur në opiniion edhe për kuize dhe emisione të ndryshme televizive, raporton Zhurnal.mk.