Mbrëmë ka ndërruar jetë nëna 39-vjeçare me inicialet B.M, e cila para dy javësh u hodh nga dritarja e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup.
Ndërkohë, nuk kishte asnjë informacion tjetër përveç se pacientja ishte në gjendje shumë kritike, dhe paraprakisht ka shfaqur ankth dhe refuzim për të ushqyer foshnjën me gji. Fëmija i nënës ishte i pari i saj dhe ishte një shtatzëni e dëshiruar.
Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, javën e kaluar është formuar komisioni për mbikëqyrje profesionale i përbërë nga dy gjinekologë, një psikiatër, një psikolog klinik dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë me detyrë mbikëqyrjen e punës profesionale në ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji Obstetrike në lidhje me trajtimin mjekësor të nënës. Pas pranimit të raportit nga mbikëqyrja e ekspertëve, opinioni do të njoftohet për gjendjen e konstatuar.