Ka ndërruar jetë dermatologu nga Tetova, Fatmir Rushani. Lajmin për vdekjen tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe të afërmit. Ai njihej si humanist dhe njeri me tipare shembullore.
Dr. spec. Fatmir Rushani është i lindur më 3 maj të vitit 1956 në Tetovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Tetovë, ndërkaq në vitin 1983 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 2004 mbaroi specializimin në Dermatovenerologji pranë Fakultetit të Mjekësisë “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Gjatë vitit 2005 Dr. spec. Fatmir Rushani shërbeu si asistent në Dermatovenerologjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, ndërsa gjatë vitit 2006 nisi punën si kryeshef i dermatovenerologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga viti 2008 ai ishte edhe bashkëpunëtorë i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.