Në shkollën “Istikball” në Tetovë është emëruar drejtoreshë e re – Magbule Aliu, por Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri dje tregoi se në adresë të tij ka arritur një njoftim nga këshilli i prindërve ku thuhet se komuna e Tetovës nga presione të mëdha bëri që drejtorin Zija Ademi të nënshkruajë dorëheqjen për shkak se këtë pozitë e kishte bërë pazar me Alternativën.
TV21 gjatë ditës kontaktoi edhe me drejtorin e shkarkuar Zija Ademi. Ai nuk deshi të flasë para kamerës, por na tha se ka qenë i detyruar që të jap dorëheqje me urdhër të kryetarit të komunës së Tetovës, ndërsa njoftimi i është dhënë në komunë.
Për këtë çështje, pyetëm udhëheqësin e sektorit për arsim në Tetovë, Nazmi Dauti, i cili na tha se Ademi vetëm e ka njoftuar në telefon se nuk është më drejtor, ndërsa e pranoi se drejtoreshën e re e ka emëruar kryetrari i komunës në bazë të kompetencave që ka.
“Në komunikimin e fundit me ish-drejtorin e potencova me drejtorin e shkollës fillore “Istikbal” më njoftoi se më unë nuk do të jem ushtrues detyre i drejtorit të shkollës kam dhënë dorëheqje edhe më pas arriti edhe shkresa e arkivuar në arkivin e komunës së Tetovës, drejtorin e ri e ka emëruar kryetari i komunës i cili është i obliguar që në afat prej tre ditësh të emëroj ushtrues detyre.”- tha Nazmi Dauti, Udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Tetovë.Në shkollën fillore “Istikball” në Tetovë deri më tani janë ndërruar tre ushtrues detyre drejtorë, ndërsa ushtruesja e detyrës Magbule Aliu është ushtruesja e katër e detyrës.