21.5 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeNdërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ndërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ndërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi të vendimmarrjes.Gazetarja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami raporton se seanca vazhdon nesër në orën 14:00.

PDK, LDK, AAK-NISMA, kërkuan kthim në rend të ditës, si dhe të hiqet dorë nga votimi i fshehtë.Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Lidhur me këtë, këtë të enjte, më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments