9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Ndërhyrja në gjyqësor e rrezikshme për demokracinë”, shprehet Këshilli Gjyqësor për njoftimet...

“Ndërhyrja në gjyqësor e rrezikshme për demokracinë”, shprehet Këshilli Gjyqësor për njoftimet e Mickoskit për shpërbërjen e tij

Pas njoftimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së dhe me gjasë kryeministri i ardhshëm, Hristijan Mickoski, për shpërbërjen e përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe reformim në pjesën e zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të tij, në një prononcim për “Sloboden Peçat” dhe “Fokus” ky organ tregon se gjyqësori, si një nga tre autoritetet, është i pavarur dhe çdo ndërhyrje nga autoritetet e tjera mund të jetë e rrezikshme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Këshilli Gjyqësor nuk përfshihet në komentimin dhe vlerësimin e programeve dhe premtimeve parazgjedhore të asnjë partie politike, sepse kjo është jashtëzakonisht e pavend. Vetëm Këshilli Gjyqësor vë në dukje se autoriteti gjyqësor, si një nga tre autoritetet dhe jo një autoritet i tretë, është i pavarur. Ne nuk e përdorim këtë fakt si një mekanizëm të thjeshtë dhe mbrojtës. Duhet të jetë e qartë dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo ndërhyrje në gjyqësor dhe në përgjithësi në autoritetin gjyqësor të cilitdo prej bartësve të dy pushteteve të tjera, mbart me vete një rrezik serioz për një shoqëri demokratike, sigurinë juridike dhe sundimin e ligjir si vlera, standarde dhe prioritete kryesore për të cilat ne si vend përpiqemi në rrugën drejt BE-së”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Organi përgjegjës për përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve, si dhe vlerësimin e punës së tyre dhe të gjykatave, thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në gjyqësor dhe se do të pranojnë kritikat. Megjithatë, siç thuhet nga Këshilli, ata janë gjithashtu të bindur se gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet për t’i tejkaluar situatat e tilla pa reforma dhe shkurtime “efektet e të cilave askush nuk mund t’i parashikojë paraprakisht”.

“Reformat për hir të reformave nuk i duhen askujt dhe ato do të bëjnë vetëm disa hapa mbrapa proceseve dhe aktiviteteve që Këshilli Gjyqësor ndërmerr gjatë kësaj periudhe, të financuara dhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar përmes projekteve, në drejtim të përmirësimit të situatës në gjyqësor dhe janë në një fazë të avancuar. Vetëm atëherl kur politikanët që vijnë e ikin nga pushteti, do ta kuptojnë se pushteti gjyqësor është shtylla që mbetet dhe nuk është kukull, as instrument për realizimin e interesave të dikujt, qytetarët do të marrin atë lloj gjyqësori që meritojnë”, tha Këshilli Gjyqësor.

VMRO-DPMNE-ja i ka deklaruar synimet për reforma në sistemin e drejtësisë qysh para fushatës dhe gjatë fushatës zgjedhore, gjatë prezantimit të programit të tyre “Platforma 1 198”.

Mickoski ka thënë se synimi i VMRO-DPMNE-së është të shpërbëjë përbërjen aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe të 13 anëtarët e këtij organi duhet të zgjedhin gjyqtarët dhe pjesë e ndryshimeve të propozuara është një buxhet fiks për këtë organ.

“Do të ketë një komision parlamentar që do të bëjë një “mbikëqyrje” të operacionit. Në atë komision do të ketë përfaqësues edhe nga pushteti edhe nga opozita. Dhe ne do të kryejmë një “mbivendosje” të punës së atij organi. Nuk kam ndërmend të ndërhyj”, tha Mickoski në 360 gradë.

Misioni vlerësues i BE-së në dhjetor të vitit të kaluar e përgatiti raportin me gjithsej 40 rekomandime për punën e Këshillit Gjyqësor në vend.

Kujtojmë se viti 2023 është ndër vitet më të këqija të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e fundit. Kështu e emëruan organizata joqeveritare Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta” në konferencën vjetore ku prezantuan raportet nga monitorimi i Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve Publik. Ata theksuan se ka stangim në reforma, ndërkaq vitin e kanë shënuar një sërë incidentesh të cilat në thelb ishin kryesisht nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik të cilët duhet të jenë garantuesi dhe mbrojtësi i pavarësisë gjyqësore dhe ata të cilët duhet të kontribuojnë në avancimin e gjyqësorit në tërësi në shtetin tonë. Vërejtjet kryesisht janë për mungesë transparence, por edhe dyshime për korrupsion që edhe vetë anëtarët i kanë theksuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments