Ministri i Ekonomisë në RMV Kreshnik Bekteshi, në rrjetet sociale ka bërë të ditur se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme solli vendime për të kufizuar eksportin e produkteve të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët.
Ndalohet eksporti i drunjëve për ngrohje, peletit, grurit dhe miellit, si dhe hiqet taksa doganore për importin e vajit ushqimor deri në fund të vitit.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme solli vendime për të kufizuar eksportin e produkteve të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët.
Qeveria mori vendim që të kufizojë eksportin e:
– grurit dhe thekërit dhe mieliit prej grurit dhe thekërit
– drunjëve për ngrohje dhe peletit
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Qeveria mori sërish vendim për heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit ushqimor për shkak të nevojës. për të ruajtur ofertën e tregut të brendshëm nga rritja e çmimeve ka njoftuar Bekteshi.