Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se natën e Vitit të Ri, në Ohër janë arrestuar 4 shtetas të Serbisë.
Të njëjtit kishin konfrontim fizik mes vete.
“Më datë 01.01.2025, në orën 01:40, në rrugën “Stiv Naumov” në Ohër janë ndaluar shtetasit serb D.Q (20) nga Panqeva dhe A.K. (26), L.S. (22) dhe L.M.(21), të gjithë nga Vranja, të cilët paraprakisht para objektit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me konfrontim fizik mes vete”, thonë nga MPB