Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 të Ligjit për punë të brendshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 42/14, 116/14, 33/15, 5/16, 120/16,127/16, 142/16, 190/16 dhe 21/18, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.108/19, 110/21 dhe 89/22) dhe neni 97 paragrafi 1 të Ligjit për policinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 114/06, 6/09, 145/12, 41/14, 33/15, 31/16, 106/16, 120/16, 21/18 и 64/18, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 294/21 dhe 89/22), kurse në lidhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e zbatimit të selektimit dhe zgjedhjes të kandidatit për polic dhe mënyrën e punës së komisionit për zgjedhjen e kandidatit për polic (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 125/22, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
𝐒𝐇𝐏𝐀𝐋𝐋𝐉𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄
I. Për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 realizues për vendin e punës “Polic” për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në:
1. Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ——————————– 100 realizues
2. Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë —————————– 40 realizues
3. Sektorin e Punëve të Brendshme Оhër ———————————- 40 realizues
4. Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir ——————————— 40 realizues
5. Sektorin e Punëve të Brendshme Теtovë ———————————- 60 realizues
6. Sektorin e Punëve të Brendshme Veles ———————————– 40 realizues
7. Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip ———————————– 70 realizues
8. Sektorin e Punëve të Brendshme Кumanovë —————————– 40 realizues
9. Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri ———————– 50 realizues
10. Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim ——————– 40 realizues
11. Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug ————————- 40 realizues
12. Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje ——————– 40 realizues
1. Kandidati duhet të plotësojë kushtetet e përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;
– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;
– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;
– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;
– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe
– të ketë të dhënë testin e integritetit.
2. Kandidatët duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të posaçme:
– është e nevojshme gjatësia trupore prej më së paku 175 centimetra (meshkujt), përkatësisht 165 centimetra (femrat)
– përgatitje të lartë fizike individuale.
3. Kandidatët e interesuar domosdo të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje e verifikuar te noteri, edhe atë:
– certifikatë nga Libri amë i të Lindurve,
– diplomë për përfundimin e shkollës së mesme katër vjeçare, dhe
– dy fotografi, me dimensione 3,5cm x 4,5cm.
Ndaj kërkesës, kandidati është i obliguar të dorëzojë deklaratë të nënshkruar nga vetë ai me të cilën konfirmon se nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.
Kërkesën me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati është i obliguar ta parashtrojë PERSONALISHT në njërën nga vendet e përcaktuara për paraqitje, edhe atë:
– Sektori i Punëve të Brendshme Shkup:
– Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme- Gazi Babë,
– Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme- Bit Pazar,
– Stacioni Policor me Komptenca të Përgjithshme-Karposh.
– Sektori i Punëve të Brendshme Manastir;
– Sektori i Punëve të Brendshme Veles;
– Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë;
– Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë;
– Sektori i Punëve të Brendshme Ohër;
– Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë;
– Sektori i Punëve të Brendshme Shtip.
Gjatë parashtrimit të kërkesës kandidati e potencon numrin e njësisë organizative për vendin e punës për të cilin paraqitet në pajtim me pikën “I” të kësaj shpalljeje.
Kandidati është i obliguar gjatë parashtrimit të dokumenteve të nevojshme, me vete të ketë letërnjoftimin ose pasaportën për identifikim.
Dokumentacionin e nevojshëm nga pika 3, kandidatët e dorëzojnë çdo ditë pune në afatain e caktuar, gjatë orarit të punës (nga ora 08:00-16:00).
4. Gjatë parashtrimit të kërkesës, kandidati nënshkruan deklaratë se në mënyrë vullnetare paraqitet në seleksionimin për tu zgjedhur kandidat për polic dhe pamundësi për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria në rast të lëndimit gjatë kohës të zbatimit të selektimit.
5. Procedura e selektimit të kandidatëve zbatohet nga ana e Komisionit për zgjedhje të kandidatëve për polic i formuar nga ana e ministrit i cili e përcakton sekuencën e fazave të selektimit. Selektimi zbatohet në këto faza:
-Selektimi administrativ i parashtrimit të dokumentacionit (përcaktimi i parashtrimit të dokumentacionit të dorëzuar në kohë të duhur dhe i kompletuar, si dhe përmbushja e kushteve të përcaktuara);
-Testim i aftësive motorike (për meshkuj: së paku nëntë “pompa” në interval prej dhjetë sekondave, së paku 16 “ngritje e trungut nga pozita” në interval prej 30 sekondave, “kërcim në largësi nga vendi” me gjatësi minimale të kërcimit prej 220 centimetra, “sprint në 20 metra” për më së paku 3,35 sekonda, “sprint në 100 metra” për më së paku 15 sekonda dhe “vrapim në 1500 metra” për më së paku 5,25 minuta dhe për femra: së paku gjashtë “pompa” në interval prej dhjetë sekondave, së paku 12 “ngritje e trungut nga pozita” në interval prej 30 sekondave, “kërcim në largësi nga vendi” me gjatësi minimale të kërcimit prej 160 centimetra, “sprint në 20 metra” për më së paku 3,50 sekonda, “sprint në 100 metra” për më së paku 18 sekonda dhe “vrapim në 800 metra” për më së paku 3 minuta, dhe testime tjera fizike të përcaktuara nga ana e Komisionit),
-Testim psikologjik (test për integritet dhe test psikologjik)
-Testim me shkrim (i përgjithshëm-test arsimor),
-Intervistë (bisedë individuale me gojë me personin e paraqitur),
– Kontrollim të sigurisë, dhe
-Kontrollime shëndetësore (kontrollime të aftësive psikofizike të kandidatëve).
6. Për kandidatët e paraqitur kryhet kontrollim i sigurisë në bazë të pajtimit të tyre paraprak. Nëse personi e refuzon kontrollimin e sigurisë, konsiderohet se nuk i plotëson kushtet për lidhjen e marrëdhënies së punës në Ministri.
7. Kontrollimet shëndetësore në procedurën e selektimit për kontrollimin e aftësive psikofizike të kandidatëve përcaktohen nga ana e Komisionit shëndetësor i formuar nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme.
8. Gjatë zbatimit të selektimit të kandidatëve të paraqitur u mundësohen kushte të njëjta për ti demonstruar aftësitë e tyre, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, përkatësinë nacionale dhe sociale, bindjen fetare, pozitën materiale dhe shoqërore.
9. Pas zbatimit të procedurës të selektimit, kandidatët e zgjedhur për polic lidhin marrëveshje për trajnimin bazë për polic në afat prej 1 (një) viti, i cili do të realizohet në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të njëjtin do të shkojnë 10% numër më i madh i kandidatëve për policë nga numri i vendeve të lira për të cilin është publikuar kjo shpallje publike, përkatësisht në Qendrën për Trajnim gjithsej do të jenë 660 kandidatë.
10. Pas përfundimit të trajnimit bazë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kandidati për polic, i cili e ka përfunduar trajnimin bazë për polic dhe i cili në bazë të rezultateve të arritura në mënyrë përkatëse është futur në rang listën lidh Marrëveshje për punësim në Ministri, me të cilën kandidati për polic fiton statusin “polic-praktikant”.
Me marrëveshjen për punësim rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella dhe përcaktohet se polici është i detyruar të mbetet në punë në Ministri së paku pesë vjet duke u llogaritur nga data e lidhjes së marrëveshjes për punësim. Në të kundërtën, i njëjti është i obliguar ti kompensojë harxhimet e bëra për trajnimin e tij duke i rritur për tre herë.
11. Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke e llogaritur ditën e ardhshme pas publikimit të shpalljes publike (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes)
12. Dokumentacioni i cili nuk dorëzohet në kohën e paraparë dhe i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME