Deputetja Ilire Dauti ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi bashkë me grupin parlamentar të Aleancës për Shqiptarët në Kuvend dhe Naziktere Ajdinin, e cila pas 53 vjetëve ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Dauti thotë se ajo tani do të pajiset me dokumente dhe do të gëzojë të gjitha të drejtat ligjore nga vendi ku ka lindur.
“Pas 53 vite jetë më në fund gëzon shtetësin. Aleanca e popullit. Sot në Kuvend, gëzimin për marrjen e shtetësisë së zonjës Naziktere Ajdini e ndamë bashkë. Pas pyetjes drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfundimisht mbërriti përgjigja pozitive. 53 vite jetë të mundimshme, pa atdhe dhe me shumë sfida, ndërsa sot motra jonë e fitoi shtetësinë e merituar. Tani ajo do të pajiset edhe me dokumentet dhe do të gëzojë të gjitha të drejtat ligjore nga vendi ku ka lindur, u shkollua, jetoi dhe kontribuoi. Edhe një padrejtësi e zgjidhur me shumë këmbëngulje, që na jep motiv për të vazhduar deri në luftimin e padrejtësisë së fundit”, ka shkruar deputetja Ilire Dauti.