16 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeNATO: Situata në Kosovë, “shumë e paqëndrueshme”

NATO: Situata në Kosovë, “shumë e paqëndrueshme”

Situata në Kosovë mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse tensionet janë de-përshkallëzuar, ka thënë komandanti i NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, pas një takimi që pati me Shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ristuccia tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, raporton DailySabah.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin për shkak të morisë së çështjeve të pazgjidhura” u tha ai gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, unë do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve,” shtoi ai.

Ristuccia, i cili përfundon mandatin e tij njëvjeçar në muajin e ardhshëm, tha se një “mori çështjesh” duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut politik.

“Ne po jetojmë në një kohë të menaxhimit të vazhdueshëm të krizës. Shqetësimi im është se edhe ngjarja më e parëndësishme mund të shkaktojë tensione”, deklaroi ai. /21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments