5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeNATO ndaloi të paktën tre sulme terroriste kundër Maqedonisë

NATO ndaloi të paktën tre sulme terroriste kundër Maqedonisë

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski deklaroi se NATO-ja në të paktën tre raste ka kapur sulme terroriste që po përgatiteshin kundër Maqedonisë.

“Nuk do të hyj në detaje, por sipas të dhënave të marra nga NATO-ja, në vitet e kaluara sulmet terroriste janë ndalur së paku tri herë, dhe ato ende kanë qenë në fazën përgatitore që ka ndodhur jashtë territorit tonë”, tha Pendarovski. fjalimin e tij vjetor para Kuvendit.

Pendarovski theksoi se NATO në mënyrë aktive po e ndihmon Maqedoninë e Veriut në lidhje me kërcënimet hibride dhe terroriste, të lidhura kryesisht me të kthyerit nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Pendarovski i kujtoi Kuvendit se “në vitin 2016, jo shumë larg Maqedonisë së Veriut, në Mal të Zi, ka pasur një tentativë për grusht shteti përmes një kërcënimi tradicional, jo hibrid”.

“Megjithatë, tragjedia e madhe në Ukrainë duhej të ndodhte për të siguruar që me Marrëveshjen e Prespës të ishim me kohë nën mburojën kolektive të NATO-s, pa u shpërfytyruar nacionalisht, siç u frikësuan disa”, theksoi Pendarovski.

Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e NATO-s që nga marsi i vitit 2020, pasi më parë nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, e cila hoqi veton greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments