20.7 C
Tetovo
E hënë, 23 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaNATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

SHBA nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar për sulmin e Iranit. Kështu ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për mediat para fillimit të Samitit të NATO-s në Hagë.

Rutte shtoi se Irani nuk duhet të zotërojë armë të shkatërrimit në masë.

“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e NATO-s ndaj programit bërthamor të Iranit, aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore. Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij ndaj Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Në të vërtetë, le të përqendrohemi tek më thelbësorja këtu. Frika ime më e madhe do të ishte që Irani të zotërojë dhe të jetë në gjendje të përdorë dhe vendosë një armë bërthamore dhe kjo do të ishte një kapje për Izraelin, për të gjithë rajonin dhe pjesë të tjera të botës. Dhe kjo është arsyeja pse NATO ka thënë se Irani nuk duhet të ketë në dorë një armë bërthamore. Dhe unë nuk do të pajtohesha që kjo është kundër ligjit ndërkombëtar, ajo që bëri SHBA-ja. Plani i investimeve në mbrojtje që aleatët do të bien dakord në Hagë prezanton një bazë të re, 5% të PBB-së që do të investohet në mbrojtje. Ky është një hap i madh që është ambicioz, historik dhe themelor për të siguruar të ardhmen tonë”, tha Rutte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments