Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se NATO mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.
Geoana ka shkruar në Twitter, se NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Thirrje e mirë e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar ai.Top Channel