7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMunsch: KFOR-i është pajisur me armatim të fuqisë luftarake “NATO-ja e zhgënjen...

Munsch: KFOR-i është pajisur me armatim të fuqisë luftarake “NATO-ja e zhgënjen Vuçiqin, “s’pushton” veriun”(video)

Pas agresionit të dështuar të 24 shtatorit, Serbia kërkoi që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR-i.

Këtë gajle shtetit serb e Aleksandar Vuçiqit, ia hoqi të martën nga Prishtina, hiç më pak se admirali i Forcave të Përbashkëta, Stuart Munch.

Amerikani sqaroi edhe një herë se KFOR-i është e mbetet reaguesi i tretë, përveç kur dy të tjerët para tij dështojnë.

Ai kërkoi ulje tensionesh e negociata dhe kompromis mes të dyja vendeve, teksa shtoi se ka mungesë të besimit që e dëmton procesin, raporton KlanKosova.

Për këtë, ai tha se misioni paqeruajtës punon pa u ndalur.

Gjatë qëndrimit në Kosovë për ndërrimin e komandës së KFOR-it, Munsch takoi liderët kosovarë, teksa të mërkurën do ta vizitojë edhe Serbinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments