linku https://tv21.tv/nataliteti-ne-maqedonine-e-veriut-shenon-rritje/
Në tremujorin e parë të vitit 2022, në vend janë evidentuar 4.009 fëmijë të lindur gjallë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i tyre është rritur për 2,9 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.
Në tremujorin e parë të vitit, kanë vdekur 7.427 persona, ndërsa prej tyre 12 janë foshnje, që paraqet rritje prej 7,2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2021.
ritja natyrore është -3.418, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur gjallë se numri i personave të vdekur.
Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 2.468 martesa, ndërsa numri i tyre është më i vogël për 8,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Në këtë periudhë janë marrë 459 raporte për divorce.