Media në gjuhën shqipe në Maqedoni me të drejtë kritikohet shumë ashpër! Ka shumë gjëra që nuk bëhen ashtu siç duhet bërë, por askush nuk pyet se në çfarë kushtesh punojnë mediat, por kjo është një temë tjetër!Ajo që deshta të them është se duket e pandershme të kritikohet media nga ata që nuk marrin kurrëfarë përgjegjësie publike para këtij populli! Kanë hyrë nën hije dhe tërë kohën bëjnë sehirë dhe shesin mend! Kur i fton të marrin përgjegjësi, sprapsen!Sot më bëri përshtypje një post nga një mik, i cili kritikon median pse nuk ka trajtuar rëndësinë e ndërtimit të rrugës së Arbërit! E ftova menjëherë të vijë në emsion për të folur pikërisht për rëndësinë e kësaj rrugë për shqiptarët e Maqedonisë, refuzimi ishte i menjëhershëm! Më mirë ta lëmë për pranvërë! Atëherë do them gjëra shumë më të rëndësishme!Epo kështu duke i lënë punët këtë pranvërë, vjeshtën e ardhshme i kemi sjellë punët në këtë derexhe!Për fund, herën tjetër kur të kritikoni gazetarët dhe mediat kujdes se këtu në Shkup ka pak gazetar që ua djegin stelën:)