6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNamaz në distancë e pa shtrengime duarsh, si u festua Fitër Bajrami...

Namaz në distancë e pa shtrengime duarsh, si u festua Fitër Bajrami në vende të ndryshme

Në mbarë botën, myslimanët filluan ta festojnë sot Fiter Bajramin, festë kjo që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit, derisa miliona njerëz janë nën urdhra të rreptë të qëndrimit në shtëpi dhe me shumë nga frika nga pandemia.

Kjo feste zakonisht shfrytëzohet për pushime, mbledhje me familjarë dhe miq, apo udhëtime të ndryshme, pas katër javësh agjërim nga agimi deri në muzg.

Por këtë vit, shumica do të festojë vetëm në shtëpi me familjen e ngushtë, me frikën e përhapjes së koronavirusit, që e ka ndryshuar frymën e festës.

Shkaku i urdhrave për mbajtjen e distancës sociale, nuk ka pasur falje të përbashkëta nëpër xhami, si dhe vizita nëpër të afërm, derisa është ndaluar që t’ju falen fëmijëve dhuratat e zakonshme, që janë sheqerka dhe para.

“Ky shpërthim jo vetëm se na ka ligështuar shpirtin për këtë Bajram, por e ka bërë edhe traditën krejtësisht më ndryshe”, ka thënë Andieka Rabbani, një student në universitetin e Xhakartës. Këtë vit, si shumë indonezianë, ai do të shohë familjen dhe miqtë, vetëm përmes video thirrjeve.

Në Aceh që është thellësisht konservator, e vetmja provincë e Indonezisë që zbaton ligjin islam, lutjet e Bajramit u kryhen në xhami dhe fusha, por pa shtrënguar duart dhe me predikime të shkurtuara. Parada vjetore e automjeteve të dekoruara, me altoparlantë që thërrasin emrin e Zotit, nuk u zhvilluan gjatë këtij viti.

Festimet e Bajramit, ishin gjithashtu të thjeshtuara në Malajzinë fqinje, me shumicë myslimane. Bizneset janë rihapur, por mbledhjet masive janë akoma të ndaluara dhe myslimanëve etnikë nuk lejohen të udhëtojnë për në fshatrat e tyre. Raportohet se policia i ka kthyer më se 5,000 njerëz, që po udhëtonin në drejtim të familjarëve të tyre.

Në Berlin është hapur një kishë, për t’ju dhënë hapësirë besimtarëve që ta falim Bajramin, pasi që nëpër hapësira të jashtme të xhamive, nuk zinte shumë njerëz.

Namazin e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë në mbarë botën e kanë falur nëpër shtëpi, por ka pasur edhe grumbullime të ndryshime në sheshe dhe ambiente sportive, por me distancë në mes tyre.Sinjali

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments