Mjeku i njohur i syve nga Tetova, doktor Nadi Rustemi gjatë ditës së djeshme mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Tetovës me temë “Efikasiteti i trajtimit kirurgjik të kataraktës me fakoemulsifikim” metodë e re në trajtimin e kataraktës së syrit, shkruan Top24.
Ai rrugëtoi në këtë lëmi me plot energji për të qenë një dritë për vendin e tij madje duke udhëtuar në shumë seminare, konferenca, kongrese të organizuara në Republikën e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, në Republikën e Kosovës, Turqi, Bosnjë etj.
Gjithashtu ka marrë pjesë në disa trajnime kryesisht në fushën e Oftalmologjisë ku vlen të përmenden trajnimet e kryera në fushën e mjekimit të kataraktës (PHACO) në Tuzël të Bosnjës, trajnim për Fako metodën dhe operacione të Vitrktomisë në Beograd, kurse të Avancuara të Ekografisë së Syrit e shumë të tjera, shkruan më tej Top24
Ndryshe doktor Nadiu ka lindur me datë 10. Janar 1975, në f. Xhepqisht të Tetovës, arsimin fillorë e kreu në vendlindje në shkollën e fshatit Poroj, ndërsa gjimnazin e mbaroi në Tetovë. Doktor Nadiu studimet i kreu në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë në vitin 2000, ndërsa specializimin nga Lëmia e Oftalmologjisë e filloi pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Syve në Prishtinë në vitin 2003 dhe e mbaroi po në këtë Klinikë në Mars të 2007.
Doktor Nadiu nuk ndaloi me sukseset e tij vetëm si specialist por vazhdoi më tej duke Magjistruar në Lëndët Kirurgjike (Oftalmologji) me temën:”Rezultatet e terapisë medikamentoze dhe operative të glaukomës së trajtuar në Klinikën e Syve në Prishtinë” pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 2007.
Jeton në Tetovë dhku punon në Spitalin Klinik të Tetovës si Oftalmolog, dhe si Asistent pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2009.
Publikimet;
Ka publikuar disa punime shkencore, punime seminarike, prezantime rasti etj, ku ndër të tjera:
- Takimi i katërt vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tetovë, 31 Gusht deri 02 Shtator 2009: Rezultatet e terapisë medikamentoze dhe operative të glaukomës së trajtuar në Klinikën e Syve në Prishtinë.
- Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, Tetovë 23-24 Tetor, 2009: Dakriocistiti kronik, mjekimi kirurgjikal me tuba silikoni.
- Ultrayvucni nalay kod neyaljenskog edema papile vidno zivca. Nadi Rustemi, Ivan Stefaovic. Acat Ophthalmologica Srbi, 2017.
- Ultrasond diagnostics of non inflsmmatory optic nerve papilloedema Nadi Rustemi, Ivan Stefaovic. Acat Ophthalmologica Srbi, 2017.
- Vitrektomija kod ablacije retine sa prpliferativnom vitroretinopatijom, problem perproliferacije. Nadi Rustemi, Ivan Stefaovic. Acat Ophthalmologica Srbi, 2017.