3.2 C
Tetovo
E enjte, 19 Mars, 2026
BallinaLajmeMyftinia e Tetovës nëpër shkolla fillore shpërndan mbi 1,000 dhurata për...

Myftinia e Tetovës nëpër shkolla fillore shpërndan mbi 1,000 dhurata për fëmijët në prag të festës së Bajramit

Myftinia e Tetovës shpërndan mbi 1,000 dhurata për fëmijët në prag të festës së Bajramit

​TETOVË, Mars 2026 – Sektori Humanitar pranë Myftinisë së Tetovës, në prag të festës së madhe të Bajramit, ka realizuar me sukses projektin tradicional “Pako me dhurata – Urime Bajrami 2026”.

​Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur solidariteti, synon të sjellë gëzim dhe atmosferë festive te nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët në zona të ndryshme të rajonit të Tetovës. Përmes këtyre dhuratave simbolike, Myftinia synon të forcojë ndjenjën e kujdesit social dhe t’u urojë festën më të vegjëlve në mënyrën më të ngrohtë.

​Gjatë realizimit të këtij projekti, janë vizituar institucione edukative në gjashtë komuna, duke përfshirë një numër të madh përfituesish:

​Komuna e Tetovës: Gjithsej 489 fëmijë në shkollat “Migjeni”, “Liria”, “Naim Frashëri” dhe “Rexhep Voka” (Shipkovicë).

​Komuna e Zhelinës: 152 fëmijë në fshatrat Pallaticë dhe Zhelinë.

​Komuna e Bogovinës: 111 fëmijë në shkollën “Sabedin Bajrami” në Kamjan.

​Komuna e Bërvenicës: 99 fëmijë në fshatrat Çellopek dhe Meletinë.

​Komuna e Tearcës: 97 fëmijë në fshatrat Dobrosht, Nerashtë dhe Sllatinë.

​Komuna e Jegunovcës: 67 fëmijë në Jazhincë dhe Orashë.

​Bilanci i solidaritetit

​Në përfundim të këtij aksioni humanitar, numri total i fëmijëve që pranuan pakot festive arriti në 1,016 përfitues.

​Ky projekt nuk është thjesht shpërndarje dhuratash, por një mesazh dashurie dhe vëmendjeje për gjeneratat e reja, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndjejë ngrohtësinë e festës së Bajramit.

​Realizimi i suksesshëm i këtij aktiviteti dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Myftinisë së Tetovës në krye me Myftiun Dr. Selver ef. Xhemaili, si dhe bartësi i këtij projekti referenti për humanizëm, Nuhi ef. Ganija, për të qenë pranë qytetarëve, e veçanërisht pranë fëmijëve, duke kultivuar vlerat e larta të solidaritetit dhe humanizmit.

Falemnderojmë donatorët tanë bujarë që kontribuan në realizimin e këtij projekti fisnik:

▪️ Kompania KIPPER për 1050 lëngje, 1050 solenka, 1050 pop kekë dhe 1050 çipsa

▪️ Kompania EVROPA SHARRI për 19 artikuj me nga 1050 copë

▪️ Kompania SHULLAN për 1050 smoki

Allahu ua shtoftë bereqetin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments