Këshilli për Prokurorë Publikë, në vazhdim të seancës së 70-të, sot unanimisht zgjodhi Mustafa Hajrullahin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në fillim të seancës së sotme sqaroi se Hajrullahi është vlerësuar pozitivisht me 23 pikë.
Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Arbër Isaku, u shpreh se Hajrullahhu, i cili në katër vitet e fundit e ka kryer këtë funksion ka treguar rezultate dhe se me zgjedhjen e tij, situata në Prokurorinë e Lartë Publike do të përmirësohet edhe më shumë.alsat.mk