Anthony Albanese i ka dërguar një mesazh të fortë shefit të kompanisë së veturave, Tesla, Elon Musk.
Kryeministri australian i ka kërkuar afro-amerikanit që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të Australisë, të cilat do të mbahen në muajin maj.
Albanese e bëri këtë thirrje duke theksuar se Musk është shfaqur si një mbështetës i flaktë i Donald Trumpit dhe se është futur në rrethin e brendshëm të presidentit të zgjedhur të SHBA-së.“Ne kemi ligje që ndalojnë ndërhyrjet e huaja në këtë vend. Zgjedhjet në Australi janë një çështje që u përket vetëm australianëve”, u shpreh Albanese.
Ky reagim erdhi ndërsa Australia po përgatitet për zgjedhjet që priten të zhvillohen këtë vit, shkruan politico.
Musk është përfshirë tashmë në polemika me qeverinë australiane, pasi gjatë verës së kaluar e ka quajtur popullin australian “fashist”, duke reaguar ndaj legjislacionit që ka për qëllim rregullimin e dezinformatave në mediat sociale.