Sot, Kullën e Haradinajve, në vizitë jozyrtare sipas veshmbathjeve që duken,e vizituan personalitete të larta të BDI-së të Maqedonisë së Veriut, në mesin e tyre,edhe ish zv. kryeministri Musa Xhaferi,si dhe Talat Xhaferi, kryeparlamentar.
Në fotot e shpërndara nga kjo vizitë, vërehen të gjithë janë të gëzuar dhe vërehet kënaqësi e dyanshme për këtë vizitë, me ç’rast janë bërë edhe foto, ku në mesin e tyre janë ato me Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe vëllain e tij, deputetin, Daut Haradinaj.


