Musa Xhaferi dëshiron të bëjë protagonistin e politikës por duket se ai ka humbur në kohë. Ai në fakt do rikthimin në partinë në të cilën ai u lartësua dhe pa atë parti ai do ketë fatin e Gëzim Ostrenit sepse nuk është se atë e dëshiron kush në subjektet tjera dhe aq më shumë nëse ai reshtohet në një parti të re thënë hipotetikisht.
Ata që kanë memorie të mirë e dijnë hiç më shumë se zgjedhjet e fundit lokale se në cilën anë ishte njeriu dikur më i pushtetshëm i BDI-së që gëzoi shumë privilegje dhe natyrisht kishte prej kaq kohësh mbështetjen e partisë.
Ai doli kundër dhe kur e pa se s’mund ta mund BDI-në bën sikur rikthehet të vejë kushtet aty ku ai ka humbur vendin dhe nuk është më.
Por Musa Xhaferi të vetmen gjë që bën sikur nuk e di, është fakti se ai është një i konsumuar në politikë.
Ai e di se nëse dhjetë persona që do pyesësh për të, nëntë i ka kundër ose mbase të gjithë. Që nga koha e të ashtëquajturave bomba, ai e harxhoi kreditin e tij politik dhe rriti skajshmërisht revoltën e atyre që i dëgjuan si fliste ai në ato biseda. Njerëzit e dijnë këtë dhe Musa Xhaferi poashtu e di.
Musa Xhaferi tani duhet të del të thotë se përse nuk është BDI dhe jo të shprehë të kundërtën.
Në zgjedhjet e fundit Lokale ai doli kundër BDI-së në Kërçovë dhe rreziku që shqiptarët ta humbnin këtë Komunë dhe ta fitonte VMRO-DPMNE ishte shumë i madh. Musa Xhaferit nuk iu mundësua që ky skenar të ndodhte, sepse Ali Ahmeti dhe garda e tij e fituan sërish Uskanën dhe zgjedhjet vendore edhe pa Musa Xhaferin që u përpoq që kjo mos ndodhte ose ta ndalte këtë fitore, shkruan Top24
Në zgjedhjet e fundit madje ai doli hapur në Kërçovë kundër Ali Ahmetit dhe tani ajo që shtrohet si pyetja e madhe është se çfarë kërkon ai në BDI?!
Ai me rrethin e tij që kërkon reforma në parti del fiks në momentin kur ai nuk është në atë parti dhe madje kërkon shkarkimin e ministrave të BDI-së, pra në një parti që nuk është më e tij.
Me një fjalë Musa Xhaferi kërkon luftë në partinë më të madhe shqiptare kur ai nuk është pjesë e saj.
BDI vazhdon të mbetet një forcë serioze politike me kuadro të rinj të cilët po rikuperojnë dëmet e shkaktuara të një politike të mbrapshtë të disa individëve në të kaluarën të cilët duket se kanë harruar të bëmat e tyre.
BDI është fiks siç thotë Ali Ahmeti si misionar i këtij subjekti se është një thesar i çmuar i shqitarëve të Maqedonisë së Veriut.
BDI nuk ka krizë por ka një luftë mes të vjetrës dhe të resë .Një brez i ri që është më i aftë të bëjë politikën ndryshe, në kohë tjetër por që tenton të rrëzohet nga ata që kanë harxhuar kohën e tyre në këtë subjekt. Koha e atyre që sjanë BDI dhe flasin në emër të kësaj partie duket se ka mbaruar tashmë. BDI po përgatitet për 20 vitet e ardhshme dhe jo në kthimin e e para 20 viteve. Top24