Pasi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani tha se nuk ka pasur deklarata se do të largohen nga Qeverisa nëse ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin në afatin prej 6 muajsh, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim teksa ka publikuar një deklaratë të Arben Taravarit ku ky i fundit pati deklaruar se “Deri vitin e ri, nëse nuk bëhen dhe nuk ka shenja që bëhen ndryshimet kushtetuese, ulemi dhe shqyrtojmë edhe pjesëmarrjen në Qeveri”.
BDI pyeti se kush po gënjen, ministri ose VLEN.Kush po gënjen, ministri sot apo Vlen dje?
Sot, Ministri i Integrimeve Evropiane nga Vlen deklaroi në Parlament se kurrë nuk ka thënë që do të largohen nga qeveria nëse ndryshimet kushtetuese nuk bëhen për 6 muaj.Por ja faktet – dëgjoni me zërin e tyre çdo premtim që kanë bërë.
Shikoni videon dhe gjykoni vetë: A është ky mashtrimi më i madh me fatin e njerzve?”, thotë BDI.