27.7 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeMuri mbrojtës, kusht për hapjen e shkollës në Sellcë! Kasami: Gati të...

Muri mbrojtës, kusht për hapjen e shkollës në Sellcë! Kasami: Gati të financojmë nëse MASH heziton

Shkolla në fshatin Sellcë të Tetovës do të mund të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor nëse ministria ndan mjete për fazën e dytë. Në të kundërtën komuna e Tetovës vet do të duhet të ndajë mjete për ta përfunduar këtë fazë. Objekti nuk do të mund të lëshohet në përdorim nëse komuna nuk siguron projekt dhe ndërton një mur mbajtës që të mos rrëshqasë dheu në oborrin e shkollës.“Po punojmë edhe për sigurimin e fazës së dytë që deri në fund të këtij viti shkollor nga korriku-gushti vitit të ardhshëm të kemi dhe fazën e dytë dhe jashtë fazës së dytë është urgjent të kemi projekt të sigurojmë edhe murin mbrojtës që të mund të parashohim dhe pjesën e jashtme të shkollës që të mund të jetë funksionale për pranimin e nxënësve. Bisedojmë të mbyllet me ministrinë e arsimit, ashtu siç ka nisur, nëse do të ketë ndonjë hezitim apo pengesë eventuale, që nuk e besoj, por ne jemi të gatshëm si komunë për vitin 2026 të ndajmë mjete nga mjetet që po ashtu sigurohen nga qeveria për komunat që të përmbyllet ky projekt”, tha Bilall Kasami, Kryetra i Komunës së Tetovës.

Drejtori i shkollës Muhamer Asani thotë se në fazën e dytë duhet të krijohen kushte që nxënësit të mund të vendosen në shkollë.“Faza e dytë është krijimi i kushteve i murit mbrojtës dhe terreneve sportive. Për 200 nxënës ka rënë numri i nxënësve momentalisht kemi 387 nxënës”, theksoi Muhamer Asani, Drejtor I Shkollës Në Sellcë.

Aktualisht nxënësit e këtij vendbanimi mësojnë në një shkollë të ndërtuar në vitet e ’60-ta. Një objekt i ri pat nisur të ndërtohet në vitin 1999, por u nxor jashtë funksioni për shkak të rrëshqitjes  të dheut. Objekti tjetër i ri nisi të ndërtohet në nëntor të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments