21.8 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeMure të çara, bien fasadat! Në Manastir tërmeti u ndje shumë, mbrëmë...

Mure të çara, bien fasadat! Në Manastir tërmeti u ndje shumë, mbrëmë ka pasur 25 dridhje

-Ndërsa unë kështu jam dridhur. Por duhej të thaja flokët e më pas dola.

-Ishim më lartë dhe u frikësuam shumë. Gjithçka që ishte varur, tenxheret, ora, gjithçka u thye. Jam në katin e katërt dhe gjithçka u thye.

-U frikësuam, si jo… Të gjithë dolëm jashtë. Menduam se do të rrënohen shtëpitë.

Këto janë reagimet e para të manastirasve disa minuta pas tërmetit prej 5,6 ballëve.

-Gjithçka u thye, u hapën dyert e xhamit të dollapit dhe tani kam shumë enë të thyera në shtëpi.

-Ishim me bashkëshorten. U frikësuam shumë…Shumë u shqetësuam…

-Kur zbritët, a pritët që të qetësohet?

-Pritëm, pritëm…kështu bënte…Gruaja bërtiste mbaruam, mbaruam…

Ndezën zjarr para ndërtesës. U mblodhën të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Kërkonin që dita e sotme të jetë ditë jo pune për shkak se natën e kanë kaluar nën qiell të hapur ose në veturë.

-Nesër duhet të jetë ditë jo pune në Manastir. Si do të shkojnë njerëzit në punë, kush do të hyjë në shtëpi tani?

-Të ngrohemi. Por kush e di, ndoshta mund prapë të dridh. Çka nëse dridhte gjatë natës përderisa ishim në gjumë?

-Përveç që kanë rënë gjësendet, a kishte dëm tjetër?

-Pash çarjeve në mur. Atë munda ta shoh atëherë. Po, po edhe atë në një vend më shumë, në disa vende vetëm fasada. Në vende tjera kishte vetëm çarje.

-Kështu, kështu dridhej ndërtesa.

-Unë dhe vajza u fshehëm nën një dërrasë… u frikësuam shumë.

-Këtu do të qëndrojmë, jemi të frikësuar, të shqetësuar… ka të moshuar, është ftoftë, të mos ftohemi, grip…

Kësaj shtëpie të vjetër iu rrënua ballkoni, ndërsa për fat të mirë për momentin është e pa banueshme.

Por kjo ndërtesë është ndërtuar para dy vitesh, ndërsa i janë çarë muret.

Gjatë mbrëmjes janë regjistruar edhe 25 tërmete, të ashtuquajtura aftër-shok me magnitudë deri në 3,2 ballë.

Sizmologët qetësojnë se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt sizmologjik. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments