11.1 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajme“Mundin, djersën dhe gjakun tim e shndërruan në miliona” – Ziadin Sela...

“Mundin, djersën dhe gjakun tim e shndërruan në miliona” – Ziadin Sela i revoltuar për kthimin në rigjykim të rastit gjyqësor të ASh-së

“Aleanca paska qenë e atyre? E atyre që mundin, djersën dhe gjakun tim e paskan shndërruar në milionë? Aleanca vetëm e Ziadin Selës nuk qenka?! Qenka e Arben Taravarit ë?!”.

Ziadin Sela është shprehur i revoltuar për kthimin në rigjykim të rastit të vulave të Aleancës për Shqiptarët.

Në Click Plus ai ka dërguar akuza të rënda ndaj ish bashkëpartiakëve të tij.

“Vetëm njerëz të pa karaktere, vetëm njerëz të pafytyrë vetëm njerëz pa pikë kurrizi dhe pa pikë dinjiteti mund ta binë punën që ta kontestojnë këtë të drejtë se kujt i takon vula e Aleancës për Shqiptarët. Vetëm njerëz që Aleancën për Shqiptarët e kanë luftuar, kurrë se kanë votuar, sot dalin në press konferenca dhe paraqiten si Aleancë për Shqiptarët. Nëse do të kishin pak karakter dhe dinjitet, do të thonin: “Unë nuk e kam vendin aty”, tha më tej Sela.Bazuar në atë që ka ndodh, Aleanca për Shqiptarët është e Salim Sulejmanit. Ai doli në press konferencë dhe tha se partia iu rikthye… Gënjeu, se realisht asnjëherë nuk ka qenë… Partia kishte qenë e Rijad Shaqirit. Atë e kam marrë në vitin 2018. I kam premtuar prindit të tij se do ta marr dhe e kam marr. Partia kishte qenë e Hristijan Mickoskit, sepse paralajmëroi që ASh do të ndahet prej në janar, dy javë më parë e paralajmëroi ndarjen që ndodhi… Kishte qenë e Arben Taravarit dhe gjithë ksaj klike të cilët harrojnë dhe akoma nuk kanë dhënë përgjigje për firmat e veta që i kanë hapur dhe dalin për ditë dhe merren me tenderë të nipit të ndonjë eksponenti të ASh-së që ka konkuru në mënyrë shumë legale. Kjo është mendësi e mbrapshtë, mendësi e demokracive afrikane të cilët kur marrin pushtetin e marrin si fis dhe thonë se do të qeverisim si fis dhe ju nuk keni drejtë fare të merrni pjesë as në jetën publike?
Ju kur po flisni, sikur indianë të jenë të gjithë?
Kështu është sjellja. Kështu është sjellja e këtyre njerëzve. Për të mbuluar skandalin që e bënë dhe fotografitë që u dolën… Çmendojnë këta?!”, tha Sela më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments