5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeMuhamed Zeqiri është funksionari që hetohet nga Prokuroria!Zekiri nuk e di se...

Muhamed Zeqiri është funksionari që hetohet nga Prokuroria!Zekiri nuk e di se kërkohet paraburgimi tij

Muhamed Zeqiri është funksionari që hetohet nga Prokuroria!

https://tv21.tv/muhamed-zeqiri-eshte-funksionari-qe-hetohet-nga-prokuroria/

Hetimin të cilin e ka filluar Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër një funksionari të lartë, është kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zeqiri, transmeton TV21.

Ai është i dyshuari i parë në rastin e hapur kurse dy të tjerë janë shtetas kroatë.Dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë.

===========

Zekiri nuk e di se kërkohet paraburgimi tij

https://www.koha.mk/zekiri-nuk-e-di-se-kerkohet-paraburgimi-tij/

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, në një deklarat për media ka thënë se nuk e di se është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Nuk ka një gjë të tillë”, tha ai në një deklaratë të shkurtër për A1on. I pyetur nëse e dinte se i ishte caktuar masa e paraburgimit, ai tha: “Jo, jo”.

Ndryshe, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar  në mëngjesin e sotëm u bë e ditur se ka sjell Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një shtetasi të Maqedonisë së Veriut. Sipas portalit A1on, bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari i parë – zyrtar i lartë në Qeverinë e RMV-së në cilësinë e zyrtarit ka kryer veprën Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 alineja 3 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, për çka i kanë ndihmuar dy të dyshuarit tjerë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments