Kodi zgjedhor, Ligji për gjuhët, hapja e pika kalimeve kufitare, janë disa nga temat për të cilat LSDM dhe BDI janë përplasur ditëve të fundit.
Të fundit ishin ato mes nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri dhe Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani. Kreshnik Bekteshi, ai tha se Muhamed Zekiri është njeri pa vizion dhe se merret vetëm me facebook. “Tash unë nuk mund të merrem me Muhamed Zekirin në Facebook. Ndoshta Muhamed Zekiri nuk ka ndonjë punë tjetër në kuvend, të propozojë ligje ide, ndoshta s’ka vizion edhe tash merret vetëm në facebook, tani unë s’merrem me atë”, theksoi Kreshnik Bekteshi. Zekiri u përgjigj edhe për këtë deklaratë të Bekteshit. Tha se funksionarët e BDI-së çdo ditë përmendin emrin e tij, dhe se i vjen keq që aq shumë janë të preokupuar me atë se çfarë bën ai. “Mua sinqerisht më vjen keq që funksionarë të BDI-së janë të preokupuar me mua dhe pothuajse çdo ditë e marrin në gojë emrin tim. Unë do të kisha sugjeruar që më shumë të merren me punën e tyre që ju takon, se janë në shërbim të qytetarëve, se sa që merren me punë të kota. Me atë që merrem unë, e dinë qytetarët shumë mirë se çfarë bëj dhe çfarë veproj”, deklaroi Muhamed Zekiri./TV21