10.1 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeMucunski: Nuk ka asnjë marrëveshje për emigrantë nga Mbretëria e Bashkuar

Mucunski: Nuk ka asnjë marrëveshje për emigrantë nga Mbretëria e Bashkuar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite  përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk thekson se hedh poshtë plotësisht dezinformatën se Qeveria ose Ministria kanë biseduar ose kanë lidhur ndonjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e emigrantëve.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot i bëri thirrje ministrit Mucunski që më së voni deri nesër të informojë publikun nëse bisedohet me Britaninë e Madhe për vendosjen e emigrantëve në vendin tonë. Filipçe e tha këtë duke komentuar artikullin e publikuar në “Politiko” se Britania po i afrohet një marrëveshjeje për hapjen e një qendre për kthimin e emigrantëve në një vend nga Ballkani Perëndimor.

“Plotësisht e hedh poshtë dezinformatën se Qeveria ose Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kanë biseduar ose kanë lidhur ndonjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të pranuar emigrantë. Një gjë e tillë nuk ekziston – as si iniciativë dhe as si qëllim politik”, thotë Mucunski në njoftim.

Mucunski thekson se spekulime të tilla janë të pabaza, të dëmshme dhe shërbejnë ekskluzivisht për pikë politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments