17 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeMucunski-Kallas-it: Mbështesim ndërtimin e korridorit 8 si një integrim infrastrukturor në rajon

Mucunski-Kallas-it: Mbështesim ndërtimin e korridorit 8 si një integrim infrastrukturor në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike sot pasdite me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Në bisedë, Kallas konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ministri Mucunski riafirmoi angazhimin e vendit tonë ndaj vlerave evropiane, sundimit të ligjit, dialogut dhe bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, si themelet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Biseda trajtoi edhe lidhjen rajonale, ku Ministri nënvizoi mbështetjen për Korridorin 8 si një përparësi strategjike për integrimin infrastrukturor të rajonit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar së bashku nevojën për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments