Për mbrojtje nga koronavirusi të popullatës prej sot për të gjithë qytetarët fillon të vlejë dekreti i Qeverisë për mbajtje të pajisjes mbrojtëse personale për hundën dhe gojën siç janë: maskë respiratore, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë tekstike për shumë përdorime, facoletë pambuku ose shall. Mbulimi fizike e hundës dhe gojës tek të gjithë qytetarët do të mundësojë ndërprerje të bartjes së virusit, përkujtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
E detyrueshme është, shtojnë nga MSH-ja, mbajtja e pajisjes shëndetësore për të mbuluar hundën dhe gojën në të gjitha hapësirat e mbyllura siç janë mjetet për transport publik, markete, banka, posta, ambulanta, spitale, institucione, si dhe në ambiente të hapura ku nuk ka mundësi për mbajtje të distancës prej dy metrave mes qytetarëve siç janë tregjet, stacionet e autobusëve dhe të ngjashme.
“Dekreti për mbajtje të detyrueshme të pajisjes mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën sillet së bashku me dekretin për uljen e kufizimit të masave dhe është kyçe në parandalimin nga përhapja e virusit. Për mbrojtje personale dhe kolektive mund të shfrytëzohet maskë ose diçka e ngjashme për të mbuluar gojën dhe hundën të cilat tërësisht i mbulojnë këto pjesë të fytyrës. Respektimi i kësaj mase nga ana e të gjithë qytetarëve, në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është shumë e rëndësishme për shkak të mbrojtjes së shëndetit personal, shëndetin e të afërmve të tyre dhe shëndetin kolektiv, sepse vetëm me mbrojtje mund të parandalohet rritja e numrit të pacientëve të rinj të diagnostifikuar”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbajtja e pajisjes mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën, sqarojnë prej atje, nuk është e detyrueshme gjatë qëndrimit në shtëpi, në oborrin personal ose në ballkon, gjatë sportimit, vozitjes së biçikletës ose shëtitjes në ambient të hapura me mbajtje të distancës më të madhe se dy metra.
“Mbajtja e pajisjes mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën duhet të përcillet me higjienë të madhe të durve dhe qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm si vendoset, si largohet maska, si manipulohet për shkak të asaj që edhe duart e papastra në mjedis të jashtëm gjatë manipulimit mund të shkaktojnë infektim. Me rëndësi është që rregullisht të mbahet higjienë e maskës për hundë dhe gojë, gjegjësisht të pastrohet dhe hekuroset për përdorim afatgjatë pas çdo mbajtje, ndërsa maskat për një përdorim të largohen sipas rregullave në qese të mbyllura në mbeturina”, thonë nga Ministria.
Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek të gjithë qytetarët tërësisht dhe pa përjashtim ta respektojnë masën për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse për mbulimin e gojës dhe hundës, pastrim të shpeshtë dhe të obligueshëm të duarve me sapun dhe ujë ose mjete për dezinfektim, mbajtje të distancës fizike prej dy metrave çdoherë kur është e mundur. Mbrojtja e shëndetit personal, shëndeti i më të afërmve dhe shëndeti publik, potencojnë nga MSH-ja, është përgjegjësi e çdo qytetari