Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se të mërkurën do të realizohet takim me 56 internistë të cilët veprojnë në institucione private shëndetësore, me qëllim që ata të futen në sistemin e kujdestarisë në spitalet ku po trajtohen pacientë me Covid-19.“Sot kemi pasur mbledhje me kryetaren e Odës së Mjekëve, dhe me përfaqësuesin e mjekëve privat nën suazat e Odës së Mjekëve, dhe për të mërkurën kemi caktuar takim të gjithë mjekët internistë të cilët punojnë në sektorin privat, të cilët kanë marrëveshje me fondin. Gjithsej janë 56 mjekë, gjysma e të cilëve nga Shkupi, të cilët do të mund të përfshihen në sistemin e kujdestarisë në të gjitha spitalet ku trajtohen pacientë me Covid-19”, deklaroi ministri Filipçe.