8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMSH-ja dhe SHSKUK-ja dalin me një sqarim pas numrit të madh të...

MSH-ja dhe SHSKUK-ja dalin me një sqarim pas numrit të madh të vdekjeve në Infektivë

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kanë dal me një sqarim pas dyshimeve të ngritura nga numri i madh i vdekjeve që ndodhën ditëve të fundit në Klinikën Infektive.

SSHKUK-ja ka konfirmuar se të gjithë pacientët që kanë humbur jetën kanë qenë në gjendje kritike.

“Ajo çka SHSKUK mund të konfirmojë deri në këto momente është se të gjithë ketë pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikushme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive-QKUK”, thuhet në komunikatë, transmeton Zeri.info.

Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSH dhe SHSKUK i bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore.

“SHSKUK konfirmon se fluksi i pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa QKUK ka rritur kapacitetet e saja të Mjekimit Intensiv, me qëllim të trajtimit të të gjithë pacientëve të spitalizuar, pavarësisht ngarkesave të mëdha”, thuhet në fund të komunikatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments