MSH-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 702 testime, kurse janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 67, Shtip – 33, Tetovë – 10, Ohër – 6, Strugë – 5, Koçanë – 2, Probishtip – 2, si dhe nga 1 rast në Kumanovë dhe Dibër.
ISHP-ja sot ka regjistruar 7 pacientë të shëruar, prej të cilëve në Shkup – 4, Tetovë – 2 dhe 1 në Gostivar.
Fatkeqësisht janë shënuar edhe 3 viktima. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 70 vjecar nga Kumanova I shtruar në spital më 4 Qershor dhe 2 pacientë nga Shkupi – një 62 vjecar I shtruar më 5 Qershor he një 78 vjecar I shtruar më 2 Qershor.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vend, nga fillimi I epidemisë shkon në 3152, numri I të shëruarve është 1653, I viktimave – 156, kurse për momentin shënohen 1343 raste active.
Qytetet që tejkalojnë shifrën 100 me raste active janë Shkupi me 720, Shtipi me 169, Kumanova me 139 dhe Tetova me 127 raste active.
Në nivel vendi deri më tani janë bërë 37.027 teste.