Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime, kurse janë regjistruar 101 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 57, Tetovë – 19, Kumanovë – 13, Shtip 3, Resnjë – 2, Manastir – 2 dhe nga 1 rast në Dibër, Strugë, Veles, Ohër dhe Gostivar.
Instituti për Shëndet Publika ka regjistruar 22 pacientë të shëruar, prej të cilëve në Shkup -11, Tetovë – 10 dhe 1 në Veles.
Kanë ndërruar jetë 5 persona, 2 nga Kumanova dhe nga një nga Shkupi, Struga dhe Gostivari.
Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë një 77-vjecare nga Shkupi, dhe një 45 vjecar nga Gostivari. Në Spitalin e Strugës ka vdekur një 80 vjecar, në atë të Kumanovës një 51 vjecar, kurse më 19 Qershor ka ndërruar jetë një 40-vjecare nga Kumanova e konfirmuzr pozitive më 20 Qershor.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 5106, numri I të shëruarve është 1926, I viktimave 238, kurse për momentin janë 2942 raste active.
Në nivel vendi janë bërë 51.160 testime.
Në Klinikën Infektive dhe në Spitalin “8 Shtatori” gjithsejt ka të shtruar 128 pacientë, prej të cilëve 52 paraqiten në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në Spitalin e Manastirit dhe Shtipit gjithsjet ka të shtruar 53 pacientë, kurse në Repartet Infektive në Tetovë, Kumanovë, Ohër, Veles dhe Prilep gjithsjet janë të shtruar 81 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19.
Spitali I Fëmijëve në Kozle të Shkupit nga sot pranon pacientë të infektuar me virusin COVID-19. Sic njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë, do të ketë 60 shtretër për të rriturit dhe 15 për fëmijë, të dyshuar apo të infektuar me koronavirus. Parashihet që në këtë spital të shtrohen pacientët me pasqyrë më të lehtë e të mesme klinike