Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë thirrje për zgjim të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime që të ruhet stabiliteti.
Këtë thirrje Gërvalla e ka bërë duke e publikuar në rrjetet sociale videot ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet pjesë e aksionit të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës duke e vrarë Afrim Bunjakun.
”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla
Irrefutable evidence that Radoičić, a close associate of Vučić, led the terrorist group that attacked the Kosova police.
Vučić is an exporter of terrorism & instability.
This should be a wake-up call for the international community to take decisive action to preserve stability. pic.twitter.com/LjrEId4GkJ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 26, 2023