2.9 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeMPJD: Akuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht

MPJD: Akuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ambasadori Jetish Jashari dhe stafi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd tashmë janë duke finalizuar procedurat formale për të mundësuar kthimin e tyre në Republikën e Kosovës te familjet e tyre.

MPJD-ja ka thënë se sipas avokatëve mbrojtës, në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.

“Prokurori nuk ka kërkuar që oficerëve policorë t’u vazhdohet paraburgimi, që Gjykata e ka pranuar, ku si rrjedhojë, u është lejuar të mbrohen në liri, respektivisht të kthehen në Republikën e Kosovës. Theksojmë edhe njëherë se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht. Siç edhe është dëshmuar me prova të qarta, policët kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke kryer detyrën e tyre”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments