5.6 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeMPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”.

“Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i papenguar i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, përmbajtjen nga deklaratat dhe pretendimet irredentiste ndaj vendeve fqinje”, thonë nga diplomacia zyrtare greke.

Duke folur për diasporën maqedonase në New Jersey, Mickoski deklaroi: “Lufta në shtëpi është një luftë që ne do ta bëjmë, një luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, ekonomi konkurruese dhe ne e bëjmë këtë që kur ne u zgjodhëm si Qeveri, por kjo luftë për një nga kombet më të vogla në Evropë nuk mjafton. Duhet të fitojmë në Uashington, në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në kryeqytete të tjera botërore, nëse duam që çështja maqedonase të gjejë përfundimisht zgjidhjen e saj, sepse ajo nuk është zgjidhur, ka djegur dhe ka qëndruar me shekuj dhe ekziston”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments