18.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeMPJ- Donika Gërvalla: Vuçiq me metodat e Millosheviqit, ai do t’i fryjë...

MPJ- Donika Gërvalla: Vuçiq me metodat e Millosheviqit, ai do t’i fryjë destabilizimit edhe më shumë nëse nuk e ndal NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar për rrëmbimin e policëve kosovarë nga forcat e Serbisë në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të të të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. Duke shtuar se Vuçiqi po i fryen këtij destabilizimi.

”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ajo ka thënë se Vuçiq e dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.

Po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.

”Vuçiq padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë.Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments