Shuma e përmendur prej gjashtë mijë dollarëve për huazimin e vilave për jetesë në Uashington është totalisht e pasaktë. Ambasadori në Uashington jeton në një banesë për të cilën paguhet 3700 dollarë, që është limit i lejuar për eshalonet më të ulëta të të punësuarve në ambasadë dhe në përputhje me çmimet e huazimeve në kryeqytetin e SHBA-së, e fare nuk paraqet luks. Kështu demantojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me të dhënat e publikuara nga VMRO-DPMNE për harxhimet e ambasadës tonë në SHBA, informon Zhurnal.
“Në pjesën e jetesës në ambasadën e vendit tonë në SHBA që përmendet në lajm, ende jeton kryerësja e deritanishme e punëve në ambasadë, e cila edhe pas ardhjes së ambasadorit Popov vazhdon me aktivitetet e veta në ambasadë si pjesë e personelit diplomatik”, qëndron në demantin e MPB-së.VMRO-DPMNE më parë publikoi lajm se ambasadori i ri në SHBA, Zoran Popov ka huazuar rezidencë për të cilën paguhen 6000 dollarë në muaj./Zhurnal.mk