0.8 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeMPJ apel shtetasve të Maqedonisë, që të largohen nga Irani: Të shmangen...

MPJ apel shtetasve të Maqedonisë, që të largohen nga Irani: Të shmangen udhëtimet për shkak të tensioneve

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin iranian të largohen sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore drejt Iranit. Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion kapacitetet për  të ndihmuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike, adresës së e-mailit, si dhe përmes linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Maqedonisë së Veriut në Ankara. Përndryshe, përkeqësimi i situatës së sigurisë në Iran lidhet drejtpërdrejt me tensionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, të cilat janë intensifikuar ditët e fundit. Autoritetet iraniane kanë thirrur disa ambasadorë të huaj për sqarime, duke i akuzuar se mbështetja e tyre publike për protestuesit përbën “ndërhyrje të papranueshme” në punët e brendshme të vendit.NDIHMË PËR QYTETARËT E RMV-SË QË TË LARGOHEN NGA IRANI:

Linja telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments