SPB Shkupi njofton se zbardhi tentativën për vrasje në Haraçinë që ndodhi në fund të muajit të kaluar.Atëherë me armë zjarri është qëlluar në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime A.I dhe është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.
“Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme kanë kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Haraçinë, gjatë të cilave E.A (22) nga fshati Haraçinë është privuar nga liria. Nga ana e policisë është bërë kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga fshati Haraçinë për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit penal dhe veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 të Kodit penal”, njoftoi SVR Shkup.
Nga gjyqtari i procedurës paraprake të personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.