Ministria e Punëve të Brendshme sonte e përditësoi ueb-faqen dhe e hoqi fletëarrestin ndërkombëtar për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov.
Një vendim i tillë vjen pas paraqitjes së Sasho Mijallkov sot pasdite në Prokurorinë Themelore Publike.
Gjykata Penale e Shkupit të akuzuarit Sasho Mijallkov i ka caktuar masën e paraburgimit me vëzhgim 24 orësh përmes video.
Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në deklaratë para Prokurorisë tha se ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të coronavirusit dhe se asnjëherë nuk do të arratiset.
https://press24.mk/mvr-ja-povleche-poternicata-za-sasho-mijalkov