10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“MPB s’ka kapacitet për lëshimin e 2.5 milionë pasaportave”/Mickoski: Sipas dinamikës, ndryshimi...

“MPB s’ka kapacitet për lëshimin e 2.5 milionë pasaportave”/Mickoski: Sipas dinamikës, ndryshimi i dokumenteve do të zgjasë deri në 2027-tën

MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë thotë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, me këtë intensitet që po punohet, ndryshimi i të gjitha pasaportave mund të arrihet deri në vitin 2027”.

“MPB s’ka kapacitet të lëshojë 2.5 milionë pasaporta”, thotë Mickoski
“Aty ke dy aparate që punojnë nga 7 deri ne 10 orë në ditë, secila prej tyre ka një kapacitet prej 120 pasaportash në orë ose, nëse e reduktojmë në punë të vazhdueshme pa ndërprerje, mund të ndërroni maksimumi gjysmë milion pasaporta në vit edhe atë në kushte ideale, me kusht që këto pajisje të funksionojnë pa nderpreje. Kjo do të thotë se duhen gjashtë vite me këtë ritëm dhe dinamikë për të ndryshuar të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ose me fjalë të tjera, nëse ligji është miratuar në vitin 2021, atëherë të gjitha 2.5-2.7 milionë dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë mund të ndryshohen deri në vitin 2027”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Si zgjedhje, Mickoksi thotë se ka dy opsione. Njëri është që të miratohet një ligji në Kuvend që do të zgjasë afatin për lëshimin e pasaportave, ndërsa për opsionin tha se do të kërkoj mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së për të paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur një masë të përkohshme që Ligji nga viti 2021 të shfuqizohet derisa kushtetuesja të vlerësojë nëse ai ligj është i kushtetueshëm. Situatën me nxjerrjen e dokumenteve të reja po e përcjell edhe presidenti Pendarovski, i cili kërkoi që afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtyhet deri në shtator ose tetor. Ndërsa kryeministri Kovaçevski sot sërish e përsëriti se së pari Pendarovski duhet të bisedojë me homologun e tij grek.

“Kur Pendarovski të bisedojë me presidenten greke, ai do të na informojë dhe ne do të mund të veprojmë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe MPB për ta lehtësuar procesin hapi edhe disa punkte shtesë për dhënie të dokumenteve të identifikimit, por siç duket as ato nuk ndihmuan. E përveç pritjeve të gjata nëpër sportele, pasi shteti nuk i mbuloi, qytetarët janë të detyruar vet të paguajnë për dokumentet e reja, ndonëse dokumentet me emrin e vjetër kanë ende afat të pa skaduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments