Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm në Koçan ka ndaluar organizatorët e koncertit të grupit DNA në diskotekën “Pulse”, për shkak të zjarrit që shpërtheu në orën 03:00 dhe i cili sipas MPB-së ka marrë të paktën 50 viktima.MPB po i ndalon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë qenë të lidhur me organizimin e koncertit në diskotekën e Koçanit, ku mbrëmë ka rënë zjarr i madh dhe ka pasur viktima. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke punuar në mënyrë aktive për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa po vazhdojnë pyetjet e dëshmitarëve dhe personave përgjegjës.
Shërbimet kompetente po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë. “Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.
Numri i viktimave dhe të plagosurve po përcaktohet. Po ndërmerren veprimet dhe po hetohet. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike Shkup dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë nisur për në Koçan. “Të gjitha kapacitetet e prokurorive do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë së Koçanit për veprime urgjente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
linku
https://sitel.com.mk/mvr-se-priveduvaat-site-povrzani-so-organizacijata-na-nastanot-vo-kochani