Zjarri i madh që ka rënë pasditen e sotme në fabrikën e miellit “Zhito Bitola” është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë në terren dhe po mundohen ta lokalizojnë.
Sipas SPB-së Manastir, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
-Me datë 23.01.2022 në ora 17.20 në SPB Manastir është raportuar se ka rënë zjarr në fabrikën e bukës në pjesën industriale të Manastirit. Menjëherë janë dërguar ekipet e njësitit zjarrfikës territorial Manastir dhe zyrtarë policorë dhe janë marrë masa për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, thonë nga MPB.