Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për “Focus” aksionin në të cilin janë ndaluar disa persona.
“Sot në mëngjes policia po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, përfshirë edhe zyrtarë të BDI-së. Duke pasur parasysh profesionet e të arrestuarve, padyshim që bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me mashtrimin tatimor dhe pastrimin e parave.
Nga MPB konfirmojnë se bastisja është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Publike të QKKK-së dhe për detajet e krimeve të këtij grupi të organizuar kriminal dhe personave të ndaluar do të informojnë gjatë ditës së sotme.
Informacioni për arrestimin konfirmohet nga Prokuroria, e cila pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë ditës.
https://fokus.mk/mvr-za-fokus-privedeni-se-biznismeni-inspektori-i-funktsioneri-na-dui/