“One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë- Hani i Elezit nisë me funksion më 12 prill.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për “TV21” konfirmuan se të shtunën do të përurohet sistemi i “One Stop Shop” në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ky sistem duhej të fillonte me punë në fund të muajit mars, por për shkaqe teknike, u shty deri në mes të prillit. Autoritetet paraprakisht kanë paraljmëruar se për dallim të “One Stop Shop” në Tabanoc, në këtë pikë kufitare do të ketë vetëm një kontroll, konkretisht qytetarët do të kontrollohen vetëm një herë në pikën e përbashkët mes dy shteteve.
Kujtojmë se në “Bllacë”- “Hani i Elezit”, vazhdimisht ka pasur kolona të gjata, sidomos gjatë fundjavave, kur pritjet shkonin deri në dy orë.